Trump në Kinë: A do ta presë Xi si në 2017-ën, apo gjërat kanë ndryshuar?
Nga data 13 deri më 15 maj, pritet vizita e Presidentit amerikan, Donald Trump, në Kinë. Në rrjetet sociale, ai është shprehur se udhëheqësi kinez Xi Jinping do t’i “japë një përqafim të madh e të ngrohtë” kur të mbërrijë në Pekin. Megjithatë, lidhjet ekonomike të forta të Kinës me Iranin, të kombinuara me tensionet tregtare që kanë nisur që nga presidenca e parë e Trump, mund të ndikojnë gjatë vizitës së tij. Pavarësisht viteve të tëra që Trump e ka lavdëruar Xi-n, duke e konsideruar rival të fortë dhe të denjë për respekt, realiteti politik dhe ekonomik duket se do ta kufizojë ceremoninë. Trump, siç e ka shprehur publikisht, nuk i pëlqejnë fluturimet e gjata, prandaj ai do të qëndrojë në Kinë për vetëm 3 ditë....
Burimi:
javanews.al