Trump mesazh të qartë Teheranit: Uraniumin Iranian ose do ta marrim ne ose do të shkatërrohet
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit duhet ose të dorëzohen në Shtetet e Bashkuara ose të shkatërrohen nën mbikëqyrje ndërkombëtare, ndërsa negociatat për një marrëveshje të re me Teheranin vazhdojnë. Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan tha se uraniumi i pasuruar i Iranit duhet ose të transferohet në Shtetet e Bashkuara për shkatërrim ose të shkatërrohet në një vend tjetër, në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë. Postimi i plotë i Trump: “Uraniumi i pasuruar (“Pluhuri Bërthamor!”) ose do të dorëzohet menjëherë në Shtetet e Bashkuara për transferim dhe shkatërrim ose, mundësisht, në bashkëpunim dhe koordinim me Republikën Islamike të Iranit, do të shkatërrohet në vend ose në një vend tjetër të pranueshëm, me Komisionin e Energjisë Atomike...
Burimi:
top-channel.tv