Trump mbështet vrasjen e Mojtaba Khameneit nëse nuk u bindet kërkesave të SHBA-së

Trump mbështet vrasjen e Mojtaba Khameneit nëse nuk u bindet kërkesave të SHBA-së

Mojtaba Khamenei WASHINGTON- Presidenti amerikan Donald Trump tha se mbështet vrasjen e udhëheqësit të ri të Iranit nëse ai nuk tregohet i gatshëm t'u nënshtrohet kërkesave të SHBA-së. Mojtaba Khamenei u emërua udhëheqësi i ri gjatë fundjavës, duke pasuar të atin Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet ajrore SHBA-Izrael më 28 shkurt. “Wall Street Journal” raporton se Trump e quan Mojtaba Khamenei një zgjedhje "të papranueshme" dhe se e mbështet vrasjen e tij nëse kundërshton SHBA-të. Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, u bë Lideri i tretë Suprem i Iranit në histori. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian e përshkroi emërimin e tij si një hap drejt forcimit të unitetit kombëtar. Udhëheqësi i mëparshëm suprem, Ajatollah Ali Khamenei, e kishte mbajtur këtë pozicion për 37 vjet. Një...