Trump mbërrin në Kinë, pritje madhështore me tapet të kuq dhe ceremoni zyrtare. Ja kush e shoqëroi

Trump mbërrin në Kinë, pritje madhështore me tapet të kuq dhe ceremoni zyrtare. Ja kush e shoqëroi

Donald Trump u prit me tapet të kuq dhe ceremoni zyrtare madhështore pas mbërritjes në Pekin. Presidenti amerikan zbriti nga avioni presidencial “Air Force One” rreth orës 19:50 me orën lokale (07:50 ET), ndërsa një tapet i kuq e shoqëroi deri te autokolona zyrtare. Garda e nderit u rreshtua në të dy anët e pistës, ndërsa qindra të rinj kinezë valëvitnin flamujt kombëtarë dhe brohorisnin për ardhjen e tij. Një bandë ushtarake interpretoi muzikë ceremoniale gjatë pritjes zyrtare. Teksa zbriste shkallët e avionit, Trump bëri edhe një gjest karakteristik me grusht në ajër në ritmin e muzikës, përpara se të vazhdonte drejt ceremonisë së mirëseardhjes. Presidenti amerikan shoqërohej nga djali i tij Eric Trump dhe nusja Lara Trump, si edhe nga Elon Musk, Marco Rubio...