Trump mban fjalimin në Forumin Ekonomik në Davos: Europën e dua, por nuk po shkon në rrugën e duhur!

Trump mban fjalimin në Forumin Ekonomik në Davos: Europën e dua, por nuk po shkon në rrugën e duhur!

“Europën e dua, por nuk po shkon në rrugën e duhur”. Kështu është shprehur presidenti i SHBA Donald Trump, teksa ka mbajtur fjalimin hapës në Forumin Ekonomik që po mbahet në Davos. “E dua Evropën, dua ta shoh të bëjë mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha Trump. “Nuk dua të ofendoj askënd”, vazhdoi Trump, por shton se miqtë e tij kthehen nga vende të Evropës dhe thonë se nuk e njohin atë vend. Ai përmend “migrimin masiv të pakontrolluar” dhe deficitet rekord të buxhetit dhe tregtisë. Pjesë të botës sonë po shkatërrohen para syve tanë dhe udhëheqësit nuk po bëjnë asgjë për këtë, thotë Trump, por nuk jep detaje mbi këtë, raporton BBC. Ekspertët pretenduan se planet e mia do të...