Trump: Marrëveshja me Iranin do të jetë “e madhe”! Teherani: Ende asgjë s’është mbyllur
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se marrëveshja me Iranin do të jetë ose një “marrëveshje e madhe për të gjithë” ose “nuk do të ketë fare marrëveshje”, ndërkohë që Teherani paralajmëroi se marrëveshja përfundimtare ende nuk është afër. Por, Trump paralajmëroi se dështimi mund të nënkuptojë rikthim “në fushëbetejë dhe të shtëna, por më të mëdha dhe më të fuqishme se kurrë më parë”. Trump shkroi në Truth Social se bisedimet me Iranin “po ecin mirë” dhe u bëri thirrje disa vendeve të Lindjes së Mesme dhe vendeve me shumicë myslimane t’i bashkohen Marrëveshjeve të Abrahamit si pjesë zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Teheranin në të ardhmen. Marrëveshjet e Abrahamit, të ndërmjetësuara fillimisht gjatë administratës së mëparshme të Trumpit në...
Burimi:
vizionplus.tv