Trump kërcënon Iranin: Godasim 20 herë më fort nëse bllokohet rruga e naftës
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka kërcënuar Iranin me “vdekje, zjarr dhe tërbim” nëse vazhdon të bllokojë rrugët e transportit të naftës në Lindjen e Mesme. Në një konferencë për shtyp në Florida të hënën, Trump tha se Irani do të goditet me sulme të mëtejshme nëse bllokimi vazhdon, pasi çmimet e naftës arritën nivelin më të lartë në katër vjet, shkruan Sky News. Trump tha se SHBA-të do ta godisnin Iranin njëzet herë më fuqishëm dhe “do ta bënin praktikisht të pamundur që Irani të rindërtohet ndonjëherë”. “Nëse Irani bën diçka që ndalon rrjedhën e naftës brenda Ngushticës së Hormuzit, ai do të goditet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës njëzet herë më fort sesa është goditur deri më tani. Përveç kësaj, ne do të...
Burimi:
opinion.al