Trump: Kam planin më të mirë për t’i dhënë fund luftës me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump u tha gazetarëve të hënën se ka “planin më të mirë ndonjëherë” për t’i dhënë fund luftës me Iranin, duke e quajtur përsëri një kundërpropozim iranian “thjesht të papranueshëm”. “Kam një plan, e dini, është një plan shumë i thjeshtë, nuk e di pse nuk e thoni ashtu siç është, Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Pra, nuk do t’i lejojmë, ky është plani. E dini, thonë njerëzit, cili është plani? Plani është shumë i thjeshtë. Bllokada, para së gjithash, ishte pjesë e gjenialitetit ushtarak”, shtoi ai. Duke folur nga pas Tavolinës së Vendosmërisë, presidenti kritikoi ashpër ofertën e fundit të Iranit – të cilën e quajti “një propozim idiot”, duke thënë...
Burimi:
opinion.al