Trump: Jemi shumë pranë një marrëveshjeje për Groenlandën me NATO-n
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ka arritur një “koncept marrëveshjeje” me NATO-n në lidhje me Groenlandën, duke theksuar se negociatat janë ende në vijim, por ndodhen në një fazë të avancuar. Duke folur për mediat pas një interviste për CNBC, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Trump u shpreh se marrëveshja “siguron gjithçka që na nevojitet”, veçanërisht në aspektin e sigurisë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare. Sipas tij, bëhet fjalë për një marrëveshje afatgjatë, të cilën ai e cilësoi si një “marrëveshje të përhershme”, pa sqaruar nëse pronësia mbi Groenlandën ka qenë pjesë e diskutimeve. “Është marrëveshja më e mirë afatgjatë. Dhe mendoj se i vendos të gjithë në një pozicion shumë të mirë, sidomos sa i përket sigurisë, mineraleve dhe gjithçkaje...
Burimi:
syri.net