Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë

Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të shtunën se Iran ka qenë pranë arritjes së një marrëveshjeje të plotë me SHBA-në “katër apo pesë herë”, por, sipas tij, është tërhequr vazhdimisht në çastin e fundit. “Sa herë që pajtohen, të nesërmen bëhen sikur nuk kemi folur fare”, tha Trump për Fox News. “Kjo ka ndodhur katër ose pesë herë. Ka diçka që nuk shkon me ta. Sinqerisht, janë të çmendur”. Ai shtoi: “Dhe, për shkak se janë të çmendur, nuk mund të kenë armë bërthamore”. Trump gjithashtu tha se Irani kishte pranuar më herët t’ia dorëzonte Shteteve të Bashkuara rezervat e uraniumit të pasuruar gjatë bisedimeve mes dy vendeve. “Jo armë bërthamore”, tha Trump, duke shtuar: “Ata do të na jepnin pluhurin bërthamor....