Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërprerë

Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërprerë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën vonë se përpjekjet diplomatike për të arritur një marrëveshje me Iranin janë duke vazhduar, duke i hedhur poshtë raportimet për ndaljen e bisedimeve. “Bisedimet po vazhdojnë me ritëm të shpejtë me Republikën Islamike të Iranit”, shkroi Trump, pa dhënë hollësi të mëtejshme. Reagimi i tij vjen mes pasigurive lidhur me zhvillimin e bisedimeve të hënën. Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi më herët se Irani nuk do të merrte më pjesë në shkëmbimin e mesazheve përmes ndërmjetësve, një veprim që dukej se lidhej me shtimin e sulmeve izraelite në Liban ndaj Hezbollahut, aleatit të Iranit. Hezbollahu është një grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe të jugut të Libanit. Ai...