Trump i jep dritën jeshile Ukrainës për të prodhuar raketat Patriot, zbardhen detajet nga takimi me Zelenskyn
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilluan një takim dypalësh në margjinat e samitit në Ankara, ku në qendër të diskutimeve ishte forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës, veçanërisht sistemet Patriot. Trump bëri të ditur se me Zelenskyn do të diskutojnë prodhimin e raketave Patriot dhe kompaninë që i prodhon ato, ndërsa njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës licencën për prodhimin e tyre. “Tani do të diskutojmë prodhimin e Patriot me Zelenskyn dhe kompaninë që i prodhon ato. Gjithashtu do t’i licencojmë ato për Kievin”, tha Trump. Presidenti amerikan komentoi edhe sulmet e Ukrainës ndaj territorit rus, duke i cilësuar ato si një “përshkallëzim”, por shtoi se ato “mund të kontribuojnë për t’i dhënë fund luftës”....
Burimi:
javanews.al