Trump flet për Iranin: Gjëja më e mirë do ishte…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se ndryshimi i pushtetit në Iran “do të ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte”, në një kohë kur administrata amerikane po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ushtarake kundër Teheranit. Trump i bëri këto komente pak pasi vizitoi trupat amerikane në Karolinën e Veriut dhe pasi konfirmoi më herët gjatë ditës se do të dislokonte një aeroplanmbajtëse shtesë në Lindjen e Mesme, raportoi agjencia e lajmeve Associated Press. “Duket se kjo do të ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte”, tha Trump gjatë një komunikimi me gazetarët, kur u pyet për përpjekjet për rrëzimin e pushtetit të klerikëve në Iran. Presidenti ka lënë të kuptohet javët e fundit se prioriteti i tij...
Burimi:
syri.net