Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara, në bashkëpunim me Izraelin, e kanë mundur rëndë Iranin gjatë operacioneve ushtarake të fundit. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të një proklamimi në Zyrën Ovale për aktivitetin fizik të fëmijëve, Trump foli shkurtimisht për zhvillimet në konfliktin me Iranin. “E kemi mposhtur shumë keq, tani janë reduktuar në anije të vogla me mitralozë në pjesën e përparme. Çdo anije që kishin po pushon nën ujë, në fund të detit. Këta janë njerëz të sëmurë dhe ne nuk do të lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore”, tha ai për forcën detare iraniane, duke përsëritur edhe një herë pretendimin për shkatërrimin e flotës së tyre. Ai përmendi gjithashtu se SHBA-të janë përfshirë në një përleshje të...