Trump dhe Putin në bisedë telefonike për rreth një orë, Kremlini: Presidenti rus propozoi zgjidhje për konfliktin në Iran

Trump dhe Putin në bisedë telefonike për rreth një orë, Kremlini: Presidenti rus propozoi zgjidhje për konfliktin në Iran

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një telefonatë rreth një ore, gjatë së cilës diskutuan situatën në Iran dhe Ukrainë. Sipas Kremlinit, biseda ishte “një diskutim konstruktiv, shumë i sinqertë dhe profesional”. Sipas raportimeve Putin propozoi disa zgjidhje për konfliktin në Iranin. Sa i përket situatës në Ukrainë, Kremlini njoftoi se Putin përsëriti se Rusia po shënon përparime të shpejta dhe se kjo duhet të shtyjë Kievin drejt pranimit të negociatave. Top Channel