Trump dhe Musk lënë pas “hatërmbetjet”, darkojnë në Mar-A-Lago
Pas një periudhe tensionesh dhe deklaratash të ashpra, Elon Musk dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, janë shfaqur sërish në të njëjtën tryezë. Të shtunën në mbrëmje, ata darkuan së bashku në rezidencën Mar-a-Lago, në prani të Zonjës së Parë, Melania Trump. Musk ndau një fotografi nga darka në rrjetin social X, ku shkroi: “Kisha një darkë të mrekullueshme dje në mbrëmje me Presidentin e SHBA-së dhe Zonjën e Parë. Viti 2026 do të jetë fantastik!” Postimi u interpretua si një sinjal pozitiv dhe një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, pas deklaratave të mëparshme të Trump, i cili kishte thënë se nuk planifikonte të komunikonte me Musk, por më vonë e kishte cilësuar atë si “një njeri thelbësisht të mirë” që kishte kaluar...
Burimi:
vizionplus.tv