Trump dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme, rritet tensioni me Iranin
Shtetet e Bashkuara po përforcojnë praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, pasi aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, USS Gerald R. Ford, ka marrë urdhër të lëvizë nga Karaibet drejt rajonit. Lajmi është raportuar fillimisht nga The New York Times, ndërsa mediat amerikane bëjnë të ditur se vendimi vjen në një moment kur presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e një veprimi ushtarak kundër Iranit. Me mbërritjen e USS Gerald R. Ford, numri i aeroplanmbajtëseve amerikane në rajon do të shkojë në dy, pasi më herët është dislokuar edhe USS Abraham Lincoln me shkatërruesit e saj me raketa të telekomanduara. Trump ka rritur presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor. Ai ka shpërndarë në rrjetin e tij social Truth...
Burimi:
opinion.al