Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti
Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë anuluar sulmet dhe bombardimet e planifikuara ndaj Iranit, pas, siç tha ai, një procesi negociatash që janë zhvilluar në nivelin më të lartë të udhëheqjes iraniane dhe janë miratuar nga palët kryesore ndërkombëtare. Në deklaratën e tij, presidenti amerikan tha se vendimi për të pezulluar operacionet ushtarake është marrë pasi diskutimet kanë arritur një marrëveshje “në koncept dhe në detaje të plota”, duke përfshirë një grup të gjerë aktorësh rajonalë dhe ndërkombëtarë. “Diskutimet dhe pikat përfundimtare janë miratuar, si në parim ashtu edhe në detaje të plota, nga të gjitha palët e përfshira”, pohoi 79-vjeçari. Ai përmendi si palë të përfshira Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Turqinë, Pakistanin,...
Burimi:
opinion.al