Tronditje në Francë/ Dy vëllezër torturuan nënën e tyre, fshehën vdekjen dhe morën kredi në emër të saj

Tronditje në Francë/ Dy vëllezër torturuan nënën e tyre, fshehën vdekjen dhe morën kredi në emër të saj

Rasti i Liliane Quanselain, një gruaje rreth 70 vjeç nga fshati Saint-Michel-sur-Meurthe në rajonin Vosges të Francës, ka tronditur opinionin publik. Gruaja ishte zhdukur në vitin 2022 dhe për disa vite askush nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me të. E vërteta doli në dritë vetëm në vitin 2026, kur autoritetet akuzuan dy djemtë e saj dhe partneren e njërit prej tyre për rrëmbim, torturë dhe fshehje të vdekjes së saj. Sipas hetimeve, gruaja u pa për herë të fundit në tetor të vitit 2022 në fshatin ku jetonte. Pas kësaj, ajo u zhduk pa lënë gjurmë. Banorët e zonës nisën të shqetësoheshin për mungesën e saj, por rasti u zbulua vetëm në vitin 2026, kur kryetari i bashkisë së komunitetit me rreth 1.700...