Tronditëse në Francë, mbi 100 akuza për abuzim ndaj fëmijëve në çerdhe dhe shkolla fillore në Paris

Tronditëse në Francë, mbi 100 akuza për abuzim ndaj fëmijëve në çerdhe dhe shkolla fillore në Paris

Policia e Parisit po heton më shumë se 100 akuza për keqtrajtim, dhunë fizike dhe abuzim seksual ndaj fëmijëve të vegjël në çerdhe dhe shkolla fillore, në një skandal që ka tronditur Francën dhe ka nxitur reagime të forta nga prindërit dhe organizatat për mbrojtjen e fëmijëve. Sipas prokurorisë, hetimet po zhvillohen në 84 parashkolla, rreth 20 shkolla fillore dhe rreth 10 qendra të kujdesit ditor, ku dyshohet se “monitoruesit e shkollave” kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të moshës deri në tre vjeç gjatë pushimeve të drekës, orëve të gjumit dhe aktiviteteve pas mësimit. Kryeprokurorja e Parisit, Laure Beccuau, konfirmoi se numri i denoncimeve ka kaluar 100 raste dhe se disa prej tyre përfshijnë edhe akuza të rënda për përdhunim ndaj fëmijëve shumë të vegjël....