Triller në Francë, grupi kriminal rrëmben një çift, e torturon për dy orë dhe i grabit 8 milionë euro në kriptovaluta

Triller në Francë, grupi kriminal rrëmben një çift, e torturon për dy orë dhe i grabit 8 milionë euro në kriptovaluta

Tre burra të maskuar rrëmbyen, rrahën dhe përfundimisht detyruan një çift në Francën perëndimore, që të transferonte shifrën rekord prej rreth 8 milionë euro në kriptovaluta, njoftoi sot zyra e prokurorit, e cila po drejton hetimin. Autorët, një “grup i strukturuar kriminal”, sipas hetimit, hynë me forcë në shtëpinë e çiftit në bregdetin e La Rochelle natën e së mërkurës ndaj të enjtes. Sulmuesit e lidhën gruan dhe partnerin e saj, të cilët “i rrahën për gati 2 orë, duke kërkuar që viktimat e tyre të depozitonin kriptovaluta”, shpjegoi prokurori i Rennes, Frederic Teillet, në një njoftim për shtyp. Një hetim është nisur për akuza që përfshijnë zhvatje nga një organizatë kriminale, ndalim të paligjshëm dhe formimin e një bande me qëllim përgatitjen e krimeve....