Tregjet globale në rënie mes tensioneve në Ngushticën e Hormuzit
Tregjet financiare globale pësuan rënie të mëtejshme të mërkurën, pavarësisht ofertës së presidentit amerikan Donald Trump për të angazhuar Marinën e SHBA-ve në shoqërimin e cisternave përmes Ngushticës së Hormuzit dhe deklaratës së ushtrisë amerikane se “nuk ka asnjë anije iraniane në lëvizje” në këtë rrugë ujore strategjike. Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka paralizuar qarkullimin në Ngushticën e Hormuzit, e cila në praktikë u mbyll nga Irani pas sulmeve të ndërmarra nga SHBA-të dhe Izraeli gjatë fundjavës. Zhvillimet kanë shtuar frikën për një krizë të zgjatur të furnizimit me energji, me pasoja të ndjeshme në mbarë botën. Çmimet e naftës, që janë rritur ndjeshëm ditët e fundit, vijuan trendin në rritje. David Solomon, drejtor ekzekutiv i bankës amerikane Goldman Sachs, paralajmëroi se...
Burimi:
syri.net