Tramvaji del nga shinat në Milano, vetëm shoferi në bord shpëton i paprekur

Tramvaji del nga shinat në Milano, vetëm shoferi në bord shpëton i paprekur

Bota E Diel, 8 Mars 2026 11:50 Një tjetër tramvaj ka dalë nga shinat në Milano të martën, në një incident që fatmirësisht nuk shkaktoi lëndime. Ngjarja ndodhi në linjën 12, pranë Stacionit Qendror të Milanos. Sipas raportimeve, tramvaji nuk kishte pasagjerë, përveç shoferit, i cili shpëtoi pa lëndime. Policia dhe shërbimet e emergjencës po hetojnë si shkak të mundshëm një rrufe që ka goditur shinat. Ky është incidenti i dytë i ngjashëm në Milano brenda pak ditësh, pas aksidentit të rëndë më 27 shkurt, ku dy persona humbën jetën.