Tragjike/ Përmbytet varka e pasagjerëve në lumin Nil, humbin jetën 21 persona

Tragjike/ Përmbytet varka e pasagjerëve në lumin Nil, humbin jetën 21 persona

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pasi një varkë pasagjerësh u përmbyt në lumin Nil, në zonën Tayba-Al-Khawad të Sudanit, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për një person që rezulton ende i zhdukur. Sipas raportimeve, trageti po transportonte rreth 30 pasagjerë mes fshatrave Tayba Al-Khawad dhe Deim Al-Qarai kur u përmbyt të mërkurën. Në bord ndodheshin gra, të moshuar dhe fëmijë. Dëshmitarët okularë u bashkuan me ekipet e shpëtimit për të ndihmuar pasagjerët, ndërsa njësitë e mbrojtjes civile mbërritën në vendngjarje për të nisur operacionin e kërkim-shpëtimit. Sipas burimeve lokale, varka u përmbyt në një pjesë të lumit në veri të Khartoum-it për shkak të dallgëve të larta. Deri më tani, tetë persona kanë arritur të mbijetojnë, ndërsa 21 janë konfirmuar të vdekur....