Tragjike në Itali/ U përplas nga një tren teksa po kalonte mbi shina, ndërron jetë 22-vjeçarja
Një 22-vjeçare ka ndërruar jetë në Itali pasi u përplas nga një tren disa ditë më parë. E reja, u shtrua fillimisht në spitali në gjendje kritike dhe pas disa ditësh trajtimi, ajo u transferua në një tjetër spital më të specializuar, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Sipas raportimeve, hetimi për zbardhjen e rrethanave të aksidentit i është besuar Policisë Hekurudhore, e cila po punon për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se e reja po kalonte shinat në momentin kur po afrohej treni. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv