‘Tragjedia në Spanjë’/ Shkon në 40 numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë
Hetimet për shkaqet e përplasjes vdekjeprurëse midis dy trenave me shpejtësi të lartë pranë zonës Adamas në Spanjë janë intensifikuar, pasi ekspertët kanë gjetur një pjesë të thyer të binarëve në vendngjarje. Autoritetet spanjolle konfirmuan se numri i viktimave ka shkuar në 40 të vdekur, ndërsa 41 persona ndodhen të shtruar në spital dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të plagosur ose të zhdukur. Ngjarja konsiderohet një nga aksidentet më të rënda hekurudhore në Spanjë gjatë më shumë se një dekade. Aksidenti ndodhi të dielën vonë në mbrëmje, kur një tren privat me shpejtësi të lartë i kompanisë Iryo, që udhëtonte nga Malaga drejt Madridit, doli nga shinat dhe u përplas me një tren shtetëror të Renfe, i cili po udhëtonte nga Madridi drejt Huelvës. Si...
Burimi:
syri.net