Tragjedia në ditën e Krishtlindjes/ 4 anëtarët e një familje gjenden të vdekur, dyshohet se…

Tragjedia në ditën e Krishtlindjes/ 4 anëtarët e një familje gjenden të vdekur, dyshohet se…

Katër anëtarë të një familjeve u gjetën të pajetë në prag të Krishtlindjeve në Lihtenshtejn. Policia zbuloi të mërkurën trupat e dy burrave dhe dy grave, që dyshohet se i përkisnin të njëjtës familje nga Lihtenshtajni, njoftuan autoritetet në këtë principatë alpine. Policia lokale bëri të ditur se rreth orës 10:30 të mëngjesit trupi i një burri 41-vjeçar nga Lihtenshtajni u gjet në anën zvicerane të bregut të lumit Rin, pranë kryeqytetit Vaduz. Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë, thanë autoritetet zvicerane. Sipas ‘Reuters’, hetimet e mëtejshme e çuan policinë në një apartament në Vaduz, ku u zbuluan trupat e një burri 73-vjeçar dhe dy grave, të moshës 68 dhe 45 vjeç. Sipas gjetjeve paraprake, tre viktimat ishin prindërit dhe motra e burrit 41-vjeçar,...