Tragjedia në Crans Montana, reagon ambasada zvicerane: Ngushëllime familjarëve të viktimave

Tragjedia në Crans Montana, reagon ambasada zvicerane: Ngushëllime familjarëve të viktimave

Ambasada zvicerane në Tiranë ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Crans Montana në Zvicër, ku si pasojë e zjarrit në një bar humbën jetën 40 të rinj, dhe u plagosën rreth 115 të tjerë. Duke e cilësuar një nga tragjeditë më të këqija që ka përjetuar vendi, gjithashtu ambasada zvicerane në Shqipëri shpreh ngushëllime për familjet dhe uron shërim të shpejtë për të plagosurit. Reagimi Në këtë fillim të Vitit të Ri, ndalemi për të kujtuar 40 të rinjtë që humbën jetën në një zjarr shkatërrues gjatë festimeve në Crans Montana, Zvicër.     Siç deklaroi Presidenti i Zvicrës, kjo është “një nga tragjeditë më të këqija që ka përjetuar vendi ynë”. U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të tyre...