Tragjedia me 5 të vdekur në Maldive, gjenden dy trupat e fundit të zhytësve të mbytur
Janë gjetur dy trupat e fundit të zhytësve italianë të vdekur në thellësinë e detit në Maldive. Ata janë Giorgia Sommacal dhe Muriel Oddenino. Të martën, një ekip zhytësish ekspertë finlandezë nxorën trupat e Monica Montefalcone dhe Federico Gualtieri nga shpella Alimathà. Trupi i Gianluca Benedetti, i gjetur ditët e fundit, është tashmë në Itali. Ndërkohë, zyra e prokurorit të Romës po heton për vrasje të paqëllimshme. Prokurorët në Piazzale Clodio do të urdhërojnë autopsi mbi trupat sapo të kthehen në Itali. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv