Tragjedia ajrore në Kinë me 132 të vdekur, dokumenti: Pilotët çaktivizuan motorët dhe shtynë lëvat drejt rënies
Dokumente të reja hetimore sugjerojnë se rrëzimi i avionit të China Eastern Airlines në mars 2022 mund të ketë qenë rezultat i një veprimi të qëllimshëm nga dikush në kabinën e pilotit. Megjithatë, autoritetet kineze vazhdojnë të qëndrojnë në heshtje dhe nuk kanë publikuar raportin përfundimtar. Më 21 mars 2022, një avion Boeing 737-800 u nis nga Kunming drejt Guangzhou me 132 persona në bord. Rreth një orë pas ngritjes, ndërsa fluturonte në mbi 8800 metra, avioni papritur humbi lartësi pa asnjë sinjal alarmi nga ekuipazhi. Në vetëm pak minuta, avioni u përplas në një zonë malore pranë Wuzhou, duke u shpërbërë plotësisht, pa asnjë të mbijetuar. Të dhënat tregojnë gjithashtu se nuk kishte përpjekje për rikuperim gjatë rënies. Sipas materialeve të publikuara nga National...
Burimi:
top-channel.tv