Tragjedi në Spanjë, vajza dyvjeçare vdes nga i nxehti pasi babai e harroi në makinë
Një ngjarje tragjike ka tronditur Spanjën, ku një vajzë dyvjeçare humbi jetën pasi u la për orë të tëra brenda makinës së babait të saj, në mes të temperaturave përvëluese që kanë përfshirë vendin. Incidenti ndodhi në qytetin galician të Brión, ku fëmija pësoi një atak kardiak si pasojë e goditjes nga nxehtësia. Sipas mediave spanjolle dhe britanike, babai i saj harroi ta çonte në çerdhe pasi u shpërqendrua nga një telefonatë gjatë udhëtimit të mëngjesit. Raportohet se ai kishte lënë fillimisht fëmijën tjetër të familjes në shkollë dhe më pas ishte nisur drejt punës, pa e kuptuar se vajza dyvjeçare kishte mbetur në sediljen e pasme të automjetit. Alarmi u dha vetëm disa orë më vonë, kur nëna shkoi për ta marrë fëmijën në...
Burimi:
top-channel.tv