Tragjedi në Los Angelos/ Babai vret binjakët e tij 10-vjeçarë, më pas i merr jetën vetes

Tragjedi në Los Angelos/ Babai vret binjakët e tij 10-vjeçarë, më pas i merr jetën vetes

Një ngjarje tragjike ndodhi të dielën pasdite në San Fernando, të Los Angelesit, kur një baba qëlloi dhe vrau binjakët e tij 10-vjeçarë, e më pas i mori jetën edhe vetes. Sipas foxla, policia u thirr në vendngjarje rreth orës 7:15 të mbrëmjes, ku gjeti të afërm të tronditur jashtë një shtëpie. Incidenti thuhet se ndodhi gjatë një mbledhjeje familjare, kur papritmas nëna e fëmijëve dëgjoi dy të shtëna me armë. Kur shkoi në dhomën e gjumit për të parë se çfarë po ndodhte, babai i djemve i drejtoi armën. Nëna nuk u lëndua nga të shtënat me armë, ndërsa disa sekonda më vonë, ai ktheu armën dhe vrau veten. Burri dhe dy binjakët e tij u shpallën të vdekur në vend nga personeli mjekësor...