Tragjedi në Japoni, treni ekspres përplas për vdekje 4 punëtorë gjatë mirëmbajtjes së shinave

Tragjedi në Japoni, treni ekspres përplas për vdekje 4 punëtorë gjatë mirëmbajtjes së shinave

Katër punëtorë kanë humbur jetën pasi u përplasën nga një tren në stacionin Shin-Kanuma, në veri të Tokios, në Japoni. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:46 me kohën lokale, teksa punëtorët po pastronin barërat e këqija përgjatë shinave. Sipas policisë, kur shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, tre prej punëtorëve ndodheshin të bllokuar nën tren, ndërsa një tjetër ishte në platformë. Pas aksidentit, shërbimi hekurudhor në linjën Tobu Nikko u pezullua. Një pasagjer që ndodhej në tren i tha transmetuesit publik japonez NHK se kishte dëgjuar një “zhurmë të çuditshme” pak para se treni të ndalonte emergjentisht. Pasagjerët qëndruan për një kohë në tren, ndërsa stafi i njoftoi se po hetonte burimin e zhurmës. Kompania Tobu Railway tha se sistemi i zakonshëm i sinjalizimit për punëtorët...