Tragjedi në Greqi! Shpërthim në një fabrikë biskotash, humbin jetën tre punonjës, 2 të zhdukur
vendngjarje GREQI- Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Trikalas në Greqi, ku humbën jetën 3 gra. Sipas mediave greke, një zjarr i madh shpërtheu rreth orës 4:00 në fabrikën e njohur të biskotave "Violanta" në Trikala, duke djegur njëri krah të fabrikës. Mediat greke raportojnë se në fabrikë ndodheshin 5 gra, 3 janë gjetur të vdekura, ndërsa 2 të tjerat rezultojnë të zhdukura. Një pjesë e biznesit është shembur për shkak të shpërthimit dhe zjarrit. Pesë punëtorë të tjerë dhe një zjarrfikës u dërguan në spital. Sipas tyre, shpërthimi u dëgjua nga një pjesë e fabrikës ku nuk ka bombola LPG, të cilat ndodhen në bodrum. "Shpërthimi u dëgjua deri në Trikala, ishte shumë i zhurmshëm, po presim", tha një i afërm...
Burimi:
zeri.ai