Tragjedi në Gjermani/ 13-vjeçari humb jetën pas sulmit me thikë nga babai, plagosen nëna dhe motra e adoleshentit

Tragjedi në Gjermani/ 13-vjeçari humb jetën pas sulmit me thikë nga babai, plagosen nëna dhe motra e adoleshentit

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje ka tronditur qytetin gjerman të Witten, ku një adoleshent 13-vjeçar humbi jetën pas një sulmi me thikë, ndërsa nëna e tij 38-vjeçare dhe motra 9-vjeçare mbetën të plagosura rëndë. Sipas policisë lokale, ngjarja nisi si një grindje verbale brenda banesës familjare, e cila më pas u përshkallëzua dhe u zhvendos në një hapësirë publike, në sy të banorëve të zonës. Situata doli jashtë kontrollit kur u përdor një objekt i mprehtë. Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje bënë përpjekje intensive për të shpëtuar jetën e 13-vjeçarit, por plagët e tij rezultuan fatale. Polizeigroßeinsatz in Witten – Mehrere Verletzte, Verdächtiger offenbar festgenommen https://t.co/EpRqnZJkKb pic.twitter.com/oqxJA9oxZr — WELT (@welt) March 28, 2026 Autoritetet konfirmuan se babai gjerman, është i...