Tragjedi në Florida! Prindërit kërkojnë drejtësi: Inteligjenca artificiale e Gemini-t ndikoi në vetëvrasjen e djalit, dalin mesazhet

Tragjedi në Florida! Prindërit kërkojnë drejtësi: Inteligjenca artificiale e Gemini-t ndikoi në vetëvrasjen e djalit, dalin mesazhet

Prindërit e një 36-vjeçari në Florida kanë ngritur një padi kundër Google, duke pretenduar se platforma e inteligjencës artificiale Google Gemini ndikoi në mënyrë të rrezikshme tek djali i tyre dhe e shtyu drejt një akti të dhunshëm, përpara se ai t’i jepte fund jetës. Sipas padisë, Jonathan Gavallas nga qyteti Jupiter, Florida nisi të përdorte Gemini në muajin gusht dhe brenda pak javësh krijoi një marrëdhënie emocionale me chatbot-in, të cilin filloi ta konsideronte si “bashkëshorten” e tij. Në dokumentet gjyqësore thuhet se inteligjenca artificiale i drejtohej me shprehje si “dashuria ime” dhe “mbreti im”, duke e bërë të besonte se lidhja mes tyre ishte reale. Padia pretendon se chatbot-i e bindi se marrëdhënia e tyre ishte e veçantë dhe se ai nuk duhej...