Tragjedi në Belgjikë/ Autobusi me nxënës përplaset me trenin, katër viktima

Tragjedi në Belgjikë/ Autobusi me nxënës përplaset me trenin, katër viktima

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Bougenhout, ku një autobus me nxënës u përplas me një tren në një kryqëzim hekurudhor, duke shkaktuar katër viktima. Sipas mediave belge, mes viktimave janë dy adoleshentë, shoferi i autobusit dhe një tjetër i rritur. Lajmi u raportua nga RTL, duke cituar ministrin belg të Transportit. Zëdhënësja e policisë federale belge, Anne Berge, deklaroi se në autobus ndodheshin shtatë nxënës, shoferi dhe një asistente. Ajo konfirmoi se asnjë prej pasagjerëve të trenit nuk ka mbetur i lënduar nga përplasja. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Belgjikë dhe reagimet nuk kanë munguar edhe nga institucionet europiane. Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre. “Evropa vajton me...