Tragjedi në alpet franceze, 3 skiatorë humbin jetën nga orteku i fuqishëm

Tragjedi në alpet franceze, 3 skiatorë humbin jetën nga orteku i fuqishëm

Tre skiatorë kanë humbur jetën si pasojë e një orteku në vendpushimin luksoz të Val d’Isere në Alpet Franceze. Ortekut i kanë shpëtuar vetëm disa skiatorë, ndërsa një shtetas britanik ka pësuar lëndime të lehta, sipas prokurorit. Viktimat ishin pjesë e një grupi prej katër skiatorësh që po bënin ski jashtë pistës së kontrolluar, nën shoqërinë e një instruktori profesionist. Të gjithë ishin të pajisur me pajisje sigurie kundër ortekëve, përfshirë transmetues, lopata dhe sonda, shkruan Daily Mail. Prokurori Bachelet shtoi se testet e alkoolit dhe drogës ndaj instruktorit dolën negative, ndërsa shefi i pistave, Cedric Bonnevie, theksoi se një nga viktimat duket se është bllokuar lart në shpat, ndërsa dy të tjerët ishin më poshtë dhe nuk mund të parashikonin ortekun që i rrëmbeu....