Tradhti brenda pushtetit? Reagon djali i Maduros: Historia do ta zbulojë, do ngrejmë flamurin e dinjitetit

Tradhti brenda pushtetit? Reagon djali i Maduros: Historia do ta zbulojë, do ngrejmë flamurin e dinjitetit

Pas kapjes së Nicolás Maduro nga forcat amerikane dhe transferimit të tij në një burg në Nju Jork, djali i tij, kongresmeni Nicolás Maduro Guerra, publikoi një mesazh në të cilin foli për “tradhti” brenda rrethit të ngushtë të pushtetit dhe u bëri thirrje mbështetësve të Çavizmit të vazhdojnë mobilizimet e tyre në rrugët e Venezuelës. “Historia do të tregojë se kush ishin tradhtarët, historia do ta zbulojë”, deklaroi ai në një regjistrim audio të postuar në mediat sociale. “Do të na shihni në rrugë, do të na shihni përkrah popullit, do të na shihni duke ngritur flamurin e dinjitetit”, shtoi politikani 35-vjeçar. Vendndodhja e “Nicolasito”, siç njihet edhe djali i Maduro-s, është aktualisht e panjohur. Asnjë zëdhënës i Çavistëve nuk ka zbuluar vendndodhjen e...