“Tortura dhe përdhunime”, aktivistët e flotijës akuza të rënda ndaj Izraelit

“Tortura dhe përdhunime”, aktivistët e flotijës akuza të rënda ndaj Izraelit

Aktivistët kundër gjenocidit në Palestinë, të liruar nga paraburgimi pasi Izraeli sekuestroi një flotilje ndihmash të nisur drejt Gazës, thonë se janë torturuar, sulmuar seksualisht dhe u janë mohuar të drejtat bazë ligjore, raporton “Al Jazeera”. Organizatorët e Flotiljes Globale “Sumud” thanë se disa aktivistë u shtruan në spital pas lirimit të tyre, ndërsa të paktën 15 persona raportuan sulme seksuale, përfshirë përdhunime. Forcat izraelite rrëmbyen të paktën 430 persona nga 50 anije në ujërat ndërkombëtare të martën, ndërsa bllokuan flotijën në mënyrë që të mos dërgonte ndihma në Gaza. “Të paktën 15 raste sulmesh seksuale, përfshirë përdhunime. U qëlluan me plumba gome nga afër. Dhjetëra personave iu thyen kockat”, postuan organizatorët në Telegram. “Ndërsa vëmendja e botës është përqendruar te vuajtjet e pjesëmarrësve tanë,...