Tjetër viktimë nga vapa në Francë! Nëna po flinte, 3-vjeçari gjendet i vdekur në makinë

Tjetër viktimë nga vapa në Francë! Nëna po flinte, 3-vjeçari gjendet i vdekur në makinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën, ku një djalë 3-vjeçar humbi jetën pasi u gjet i mbyllur brenda makinës së familjes në Saint-Gratien. Ngjarja ndodhi në departamentin Val-d’Oise, në mes të valës së të nxehtit që ka përfshirë Francën. Sipas autoriteteve, fëmija u gjet pa ndjenja të mërkurën në mbrëmje nga prindërit e tij, të cilët kishin humbur kontaktet me të. Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pavarësisht përpjekjeve, 3-vjeçari u shpall i vdekur. Hetimet paraprake tregojnë se fëmija kishte mbetur pa mbikëqyrje për të paktën 45 minuta. Dyshohet se ai kishte hyrë vetë në automjetin e parkuar pranë banesës dhe kishte mbetur i bllokuar brenda. Në atë kohë, nëna po flinte me foshnjën 18-muajshe të...