Tjetër tragjedi hekurudhore në Spanjë, treni del nga shinat, humb jetën shoferi, dhjetëra të plagosur

Tjetër tragjedi hekurudhore në Spanjë, treni del nga shinat, humb jetën shoferi, dhjetëra të plagosur

Një drejtues treni ka humbur jetën dhe të paktën 37 persona janë plagosur, pesë prej tyre në gjendje të rëndë, pasi një tren doli nga shinat. Ngjarja ndodhi në Barcelonë, vetëm dy ditë pas aksidentit vdekjeprurës mes dy trenave në jug të Spanjës. Sipas zyrtarëve lokalë, një mur u shemb mbi shinat midis Gelidës dhe Sant Sadurní-t në momentin e aksidentit. Inspektori rajonal i zjarrfikësve në Katalonjë, Claudi Gallardo, bëri të ditur se të gjithë pasagjerët janë nxjerrë nga treni. Zyrtarët hekurudhorë besojnë se muri u shemb në momentin që treni po kalonte, pak pas orës 21:00 të së martës në mbrëmje, duke goditur fillimisht kabinën e drejtuesit dhe më pas duke shkaktuar dëme të mëdha në vagonin e parë, ku ndodheshin shumica e të...