Tirana bëhet skena e botës: Kanye West sjell një super-spektakël historik në Shqipëri

Tirana bëhet skena e botës: Kanye West sjell një super-spektakël historik në Shqipëri

Tirana është gati të përjetojë një nga momentet më të mëdha në historinë e saj kulturore dhe artistike. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka ndarw lajmin për organizimin e një prej ngjarjeve më spektakolare muzikore ndërkombëtare të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, që do të mbahet më 11 korrik 2026. Artisti me ndikim global Ye do të ngjitet në skenë për një performancë unike “one-night-only”, duke sjellë në vendin tonë një produksion gjigand, të standardeve më të larta botërore. Si një nga artistët më ndikues të kohës sonë, Ye ka formësuar për mbi dy dekada muzikën, modën dhe kulturën globale. Diskografia e tij përfshin albume ikonike si The College Dropout, Graduation, 808s & Heartbreak dhe Donda, të cilat dëshmojnë një evolucion të vazhdueshëm artistik dhe...