Thellohet tragjedia në Kosovë! Pas vrasjes së 45-vjeçarit, mori peng nusen e xhaxhait…ndërron jetë edhe autorja 30-vjeçare
vendngjarje-kosove KOSOVË- Të tjera detaje janë zbuluar nga krimi i rëndë i ndodhur në Podujevë mbrëmjen e djeshme, ndërsa ka ndërruar jetë edhe autorja 30-vjeçare, Ardita Gashi. Sipas mediave në Kosovë, 30-vjeçarja ka vrarë fillimisht 45-vjeçarin Iliaz Brahimi, teksa ky i fundit ndodhej në mjetin e tij. Më pas, autorja është futur në banesën e nuses së xhaxhait, duke e qëlluar edhe atë të fundit, të identifikuar si Miradije Gashi, 73-vjeçare, e cila ka humbur jetën këtë të hënën në spital. Sipas burimeve pranë familjarëve, dyshohet se të dy familjet kanë pasur raporte shumë të mira. Pasi ka qëlluar nusen e xhaxhait, 30-vjeçarja ka plagosur edhe veten, ndërsa humbi jetën sot në spital. Motivet e ngjarjes së rëndë ende nuk janë zbardhur, ndërsa paraprakisht dyshohet se autorja ka pasur...
Burimi:
zeri.ai