The New York Times: Trump i ofroi Iranit armëpushim, Teherani e refuzoi

The New York Times: Trump i ofroi Iranit armëpushim, Teherani e refuzoi

Irani ka refuzuar një propozim për armëpushim të paraqitur nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili u përcoll në Teheran përmes kryeministrit të Irakut, Ali al-Zaidi. Sipas raportimit të The New York Times, autoritetet iraniane nuk pranuan një marrëveshje të përkohshme pasi ajo nuk adresonte çështjen kyçe të kontrollit mbi Ngushticën e Hormuzit. Burime iraniane dhe irakiane thanë se delegacioni irakian zhvilloi takime me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar ofertën amerikane. Sipas burimeve, udhëheqja iraniane e cilësoi propozimin si të papranueshëm, duke argumentuar se një armëpushim i përkohshëm nuk ka kuptim pa një marrëveshje për statusin dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin global të...