Tërmeti në Kolumbi/ Shakira premton 1.25 milionë dollarë për rindërtimin e shkollave
Këngëtarja kolumbiane Shakira bëri një vizitë surprizë në Quibdó, kryeqytetin e Chocó, një prej zonave më të goditura nga tërmeti me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter, që goditi Kolumbinë më 10 gusht dhe shkaktoi rreth 300 viktima, ndërsa qytete të tëra u shkatërruan. Gjatë vizitës, Shakira, e shoqëruar nga Howard Buffett, djali i miliarderit Warren Buffett, njoftoi një plan për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti. Nisma është promovuar nga Fundación Pies Descalzos, fondacioni i krijuar nga këngëtarja, në bashkëpunim me Live Nation. “Do t’i përkushtoj të gjitha përpjekjet e mia personale këtij projekti. Angazhimi im është konkret. Ne kemi mbledhur tashmë 1.25 milionë dollarë për të filluar këtë proces rindërtimi”, deklaroi Shakira Këngëtarja shprehu shqetësimin se, pas përfundimit të fazës së emergjencës, të...
Burimi:
ntv.al