Tërmeti me magnitudë 5.6 trondit Turqinë/ Banorët në panik, frikë për lëkundje më të forta

Tërmeti me magnitudë 5.6 trondit Turqinë/ Banorët në panik, frikë për lëkundje më të forta

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm rajonin e Malatya në lindje të Turqisë, sipas njoftimit zyrtar të Agjencisë Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD). Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit është regjistruar në zonën Batalgazi të Malatya-s, ndërsa lëkundjet kanë ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit. Tërmeti ka pasur një thellësi fokale prej 7.03 kilometrash, çka e bën atë relativisht të cekët dhe të ndjeshëm në sipërfaqe. Lëkundjet janë ndjerë edhe në provincat fqinje, përfshirë Kahramanmaraş dhe Diyarbakır, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe duke i nxjerrë shumë prej tyre në rrugë për disa minuta pas tërmetit. Deri tani, autoritetet turke nuk kanë raportuar viktima apo dëme serioze materiale. Ekipet e emergjencës janë në...