Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Tërmeti i fuqishëm trondit Meksikën, ndërpritet live konferenca e presidentes (VIDEO)
Bota E Premte, 2 Janar 2026 18:40 Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 goditi jugun e Meksikës të premten, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe ndërprerë për pak minuta konferencën e përditshme të presidentes Claudia Sheinbaum. Epiqendra ishte pranë bregdetit të Paqësorit, në shtetin Guerrero, në një thellësi prej 35 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Autoritetet njoftuan se deri tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha materiale. Presidentja Sheinbaum, e cila ndodhej në Mexico City, ndjeu dridhjet dhe u evakua së bashku me gazetarët, por konferenca rifilloi pak më vonë. Në kryeqytet nuk janë shënuar dëme, megjithëse shumë banorë dolën jashtë të alarmuar. Shteti Guerrero përfshin edhe zonat turistike të Acapulcos, që vijon rimëkëmbjen pas uraganit shkatërrues të vitit...