Tërhiqet Netanyahu, Izraeli ndalon kardinalin, sot mbahet Mesha e së Dielës së Palmave në Jerusalem

Tërhiqet Netanyahu, Izraeli ndalon kardinalin, sot mbahet Mesha e së Dielës së Palmave në Jerusalem

Izraeli është përfshirë në një tjetër polemikë ndërkombëtare, pasi për herë të parë pas shekujsh autoritetet ndaluan zhvillimin e Meshës së së Dielës së Palmave në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem. Vendimi u mor në kuadër të masave të sigurisë gjatë luftës në rajon, por u kritikua ashpër nga komunitetet fetare dhe liderët ndërkombëtarë. Patriarkana Latine e Jeruzalemit deklaroi se drejtuesit e Kishës u ndaluan nga policia izraelite teksa po shkonin për të kremtuar meshën, një precedent që nuk ishte regjistruar më parë në histori. Sipas saj, vendimi përbën një shkelje të rëndë të lirisë fetare dhe ndjeshmërive të miliarda besimtarëve në mbarë botën. Pas reagimeve të forta, kryeministri Benjamin Netanyahu ndërhyri, duke kërkuar nga autoritetet që të lejojnë zhvillimin e ceremonisë dhe...