Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Është pak vendim i ekzagjeruar, por nuk është diçka e re
Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se vendimi i SHBA-së për të tërhequr trupat nga Gjermania “nuk është i lidhur” me kritikat e tij ndaj Donald Trump. Ai theksoi gjithashtu se, “për momentin”, nuk pritet vendosja e raketave amerikane Tomahawk në territorin gjerman. Njoftimi i Pentagonit për tërheqjen e 5,000 trupave nga bazat në Gjermani “nuk është i ri”, tha Merz, duke shtuar se “ndoshta është pak i ekzagjeruar, por nuk është i ri”. Ai hodhi poshtë spekulimet se ky vendim lidhet me qëndrimet e tij kritike ndaj luftës në Iran. “Nuk ka lidhje”, theksoi ai, duke përsëritur kritikat ndaj strategjisë së SHBA-së: “Nëse doni që ne t’ju ndihmojmë në një konflikt të tillë, na telefononi paraprakisht dhe na pyesni”, u shpreh kancelari, ndërsa mbrojti edhe...
Burimi:
top-channel.tv